Maqedoni

Adnan Azizi: BDI-ja nuk mund t’i fshehë më aferat dhe dështimet e saj

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke akuzuar BDI-në për, siç thotë ai, degradim të debatit publik dhe shmangie të përgjegjësisë për një sërë aferash.

Azizi thekson se Komisioni për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i udhëhequr për vite me radhë nga BDI-ja, nuk ka mbajtur asnjë mbledhje për avancimin e përfaqësimit të shqiptarëve, duke shtuar se kjo çështje është përdorur vetëm si slogan politik.

Ai deklaron se paditë dhe akuzat për keqpërdorime janë ngritur mbi argumente dhe fakte konkrete, ndërsa akuzon BDI-në se vazhdon të shmangë përgjigjet për skandalet e Maxhar Telekomit, Soravisë, Lotarisë, rastin e pacientit dhe afera të tjera.

“Nuk mund ta paraqisni më të bardhën si të zezë dhe të zezën si të bardhë. Populli ju njeh, ju ka parë në veprim dhe nuk ju beson më”, shkruan Azizi në reagimin e tij.

Exit mobile version