Opinione Uncategorized

Gani Krasniqi: Dejona Mihali vjen nga një familje me kontribut në ushtri, kulturë dhe Vetëvendosje!

Gani Krasniqi ka reaguar ndaj debateve të fundit rreth figurës së Dejona Mihalit, duke publikuar një shkrim ku paraqet prejardhjen familjare dhe angazhimin e saj politik ndër vite.

Sipas Krasniqit, Dejona Mihali është vajza e Aleksandër Mihalit, ushtarak karriere i Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, tashmë në pension, i cili pas përfundimit të shërbimit ka drejtuar edhe Shoqatën e ish-ushtarakëve shqiptarë.

Ai thekson gjithashtu se nëna e saj, Lindita Mihali, ka qenë soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, duke e cilësuar si një figurë të njohur të kulturës shqiptare.

Në shkrimin e tij, Krasniqi ndalet edhe te angazhimi politik i Dejona Mihalit, duke kujtuar se ajo është ndër aktivistet e hershme të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, përmes një angazhimi që zgjat gati dy dekada, Mihali është bërë një nga figurat më të rëndësishme organizative dhe politike brenda kësaj lëvizjeje.

“Dejona Mihali është njëra nga aktivistet e ditëve të para të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila me angazhimin dhe përvojën e saj gati dy dekada ka arritur të bëhet promotore e kësaj familjeje politike”, shkruan Krasniqi.

Reagimi i tij vjen në kohën kur emri i Dejona Mihalit është bërë pjesë e diskutimeve politike në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa Krasniqi kritikon ata që, sipas tij, “e dinë mirë se kush është Dejona Mihali, por bëhen sikur nuk e dinë”.

Exit mobile version