Kosovë Lajme

Kurti viziton kompaninë “Fresha”: Kosova ka potencial të bëhet qendër e inovacionit dhe teknologjisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren Artane Rizvanolli dhe kandidatin për deputet Ilir Kërçeli, ka vizituar kompaninë Fresha, të cilën e cilësoi si shembull të inovacionit dhe ekonomisë digjitale.

Sipas Kurtit, kompania bashkëpunon me mbi 140 mijë biznese në vende të ndryshme të botës dhe me rreth 450 mijë profesionistë, ndërsa përmes më shumë se një miliard terminesh të realizuara po transformon industrinë globale të bukurisë dhe estetikës.

Ai theksoi se Kosova ka të rinj të talentuar dhe potencial të madh për të zhvilluar histori të ngjashme suksesi, duke nënvizuar se investimet në dije, teknologji dhe inovacion krijojnë më shumë zhvillim dhe mundësi për vendin.

Kurti shtoi se qeveria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në inovacion, teknologji dhe zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit, me synimin që Kosova të forcojë pozicionin e saj në ekonominë digjitale.

Exit mobile version