Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, pas takimit që ky i fundit kishte më herët me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.
Hoxha më herët gjatë ditës është pritur nga Haxhiu, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë.
Në orën 12:00, ministri Hoxha pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Po ashtu, gjatë ditës ai do të zhvillojë takime me përfaqësues të partive politike në Kosovë, përfshirë Bedri Hamzën (PDK), Ardian Gjinin (AAK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK).

