Më 30 maj, me fillim nga ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, do të mbahet një tubim në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat do të zhvillohen më 7 qershor.
Lëvizjen Vetëvendosje në këtë aktivitet do ta përfaqësojë Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi është prezantimi i programit qeverisës të Vetëvendosjes edhe para votuesve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku mbi 20 mijë qytetarë me dyshtetësi kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
Tubimi pritet të mbledhë qytetarë nga Tetova dhe rajoni, në kuadër të aktiviteteve elektorale që po zhvillohen për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë.

