Kosovë Lajme

Albulena Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit 2026.

Presidenca ka bërë të ditur se në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në procesin zgjedhor, rëndësinë e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

“U.d. e presidentes Haxhiu e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve”, shkruan në njoftimin e datës 25.05.2026.

Exit mobile version