Kosovë Lajme

Vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët për deputetë kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

“Gjilani po bëhet me repart të ri të Pediatrisë. Gurthemelin e vendosëm sot bashkë me ministrin Arben Vitia dhe kryetarin Alban Hyseni, ndërsa punimet përfundojnë për 270 ditë. Me një investim prej afër 1 milion euro, projekti përfshin laboratorin në kuadër të repartit, dyfishim të numrit të shtretërve, hapësira moderne dhe kënd lojërash, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për fëmijët. Klinikë pas klinike, repart pas reparti, transformimi i sistemit shëndetësor vazhdon në Gjilan dhe krejt Kosovën”, tha Kryeministri Kurti gjatë vizitës në Gjilan.

Në Spitalin Regjional të Gjilanit po realizohet projekti i Rinovimit të hapësirave dhe modernizimit të kushteve të punës për shërbime më cilësore dhe kujdes më të mirë shëndetësor.

Për shëndetësinë vazhdojmë me projekte dhe punë.

Exit mobile version