Kosovë Lajme

LVV reagon për sulmin ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj: “Akt banditesk dhe i papranueshëm

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur sot në një kafeteri në qendër të Skenderaj, ku sipas tyre është sulmuar fizikisht zëvendësministri i Financave dhe kryetari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Sipas reagimit të partisë, Mehani ishte duke qëndruar në kafeterinë “Solo” së bashku me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së, kur është sulmuar nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe persona që e shoqëronin.

Në deklaratë thuhet se fillimisht Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Po ashtu, gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, është sulmuar edhe sekretari i Qendrës së LVV-së, Bahri Zabeli, i cili sipas partisë ka pësuar lëndime të rënda.

LVV thekson se Hysni Mehani aktualisht po merr trajtim mjekësor, ndërsa sulmin e cilëson si “akt fizik banditesk” që, sipas tyre, dëshmon se persona të tillë nuk duhet të udhëheqin institucione publike lokale apo qendrore.

Partia kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet me urgjencë dhe të ndërmerren masa ligjore ndaj përgjegjësve. Njëkohësisht, LVV i ka bërë thirrje edhe Partia Demokratike e Kosovës që të dënojë publikisht incidentin.

Në fund të reagimit, Lëvizja VETËVENDOSJE! deklaron se sulme të tilla nuk do t’i frikësojnë aktivistët dhe mbështetësit e saj.

Exit mobile version