Kosovë Lajme

Haxhiu dekreton ligjet që u miratuan në seancat e fundit, përfshirë edhe të Bordit të Paqes

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka dekretuar shpalljen e disa ligjeve që, sipas saj, kanë rëndësi të veçantë për qytetarët dhe për Republikën e Kosovës.

Ajo njoftoi se ka dekretuar edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligje që lidhen me marrëveshje financiare me Bashkimi Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.

Ajo ka dekretuar edhe ligjet që lidhen me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore.

“Ligjet marrin peshë kur shndërrohen në shërbim për qytetarin dhe në forcim të Republikës”- ka deklaruar Haxhiu.

Krejt këto ligje kaluan në legjislaturën e dhjetë doli të jetë jetëshkurtër.

Kuvendi miratoi marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, Lojërat Mesdhetare, sigurimin shëndetësor, atë për provimin e maturës, për shtetësinë dhe të tjerat në seancat e fundit para shpërndarjes së Kuvendit që u mbajtën me datë 23 dhe 24.04.2026.

Exit mobile version