Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Turqi ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Maqedonci, në një postim në Facebook, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e partneritetit në misione dhe operacione të përbashkëta.
Bëhet e ditur se të dy palët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në trajnim, zhvillim kapacitetesh dhe rritje të ndërveprueshmërisë ushtarake në funksion të paqes dhe sigurisë.

