Kosovë Lajme

Afat i shkurtër, thirrje e fortë: Kurti mobilizon mërgatën për regjistrim në votime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për pjesëmarrje në procesin zgjedhor, duke e cilësuar këtë si një moment me rëndësi të veçantë për vendimmarrjen demokratike njofton INA.

Sipas njoftimit të tij, regjistrimi për votim nga mërgata ka nisur më 6 maj dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2026. Të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të regjistrohen përmes platformës zyrtare online.

Kurti i ka ftuar bashkatdhetarët që, përveç regjistrimit personal, të inkurajojnë edhe familjarët, miqtë dhe të njohurit e tyre që të bëhen pjesë e këtij procesi, fillimisht duke u regjistruar dhe më pas duke ushtruar të drejtën e votës.

Ai ka sqaruar gjithashtu se qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë fizikisht në Kosovë për të votuar, nuk kanë nevojë të regjistrohen paraprakisht.

Ky proces konsiderohet kyç për përfshirjen e diasporës në vendimmarrjen politike dhe për forcimin e demokracisë në vend.(INA)

Exit mobile version