Opinione

Prej kur vdiq Rugova, LDK-ja u lidhë nyje me PDK-në

Nga Rron Gjinovci

Prej kur u dekë Rugova, LDK-ja u lidhë nyje me PDK-në.

Dikur jon akuzu me njoni tjetrin si “tradhtarë” dhe “vrasës”. PDK e konsideronte Rugovën dhe LDK-në si tradhëtarë, e LDK-ja mekaizmin e PDK-së ShIK-un si organizatë vrasësish. Mandej vdes Rugova dhe armiqtë e përbetuar, me ndërhyrjen ndërkombëtare, lidhen në nyje. Prej asaj kohe e tutje, kushdo me ardhë në krye të LDK-së, pa PDK-në s’munet. Gjithmonë PDK e ka nji pykë në LDK të cilën e përdorë kur i duhet. Në 2020-ën ishte Agimi që pajtohej me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti i PDK-së. Gima u shkarku dhe si rrjedhojë u prish qeveria VV-LDK.

Tash PDK-ja siç duket e ka Përparimin, në momentin kur LDK-ja don me u ngritë si forca e dytë përmes nji rikthimi të Vjosës (edhe pse unë nuk e besoj), Përparimi për çudi nuk munët me prit ni muj mu kry zgjedhjet e mandej me bo koalicion me PDK-në por e bën këtë tash. Ashiqare për me damtu LDK-në.

Ama pse i ndodh kjo LDK-së? Sepse prej vdekjes së Rugovës kanë deviju nga parimi i tij kryesor: Jo koalicion me PDK-në. Rugova ishte në gjendje me bo Ramushin (me ni grusht deputetë) kryeministër veç mos me lanë me ardhë PDK-në në pushtet. A thu pse? Se i nderumi ka ditë diçka, jo rastësisht osht legjendë. E ju të LDK-së sot vazhdoni jashtë parimit kryesor të tij, por votusi i LDK-së po ju sheh.

Exit mobile version