Shqipëri

VIDEO-SKANDALI/ Konflikti për pronën në Golem, e moshura dh*nohet nga biznesmenët dhe efektivët! Asnjë reagim nga AMP

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në zonën e Golemit, ku një grua e moshuar e identifikuar si Ishe Ademi është dhunuar disa herë nga biznesmenët si dhe nga efektivët e Policisë, për një konflikt për pronat.

Sipas materialeve të publikuara nga avokati Arben Llangozi, dy biznesmenë kanë dhunuar të moshuarën në tokën e kësaj të fundit, pasi nuk i lejon që të ndërtojnë aty.

Dhuna ndaj të moshuarës është filmuar një nga kalimtare aty pranë, e cila dëgjohet teksa bën thirrje që dhuna barbare ndaj të moshuarës duhet që të ndalojë. Por pas kësaj ngjarje, punonjësit e policisë kanë shkuar në banesën e të moshuarës dhe siç duket nga pamjet e mëposhtme kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj saj.

Në pamjet e bëra publike, e moshuara shfaqet e shtrirë në tokë, në gjendje të rënduar shëndetësore, ku dhe ka humbur ndjenjat. Në video duket se efektivët e policisë e tërheqin dhe e ngrejnë me forcë për ta shoqëruar drejt komisariatit.

Sipas denoncimit, ndërhyrja lidhet me një mosmarrëveshje për pronën, një problematikë e njohur dhe e përsëritur në këtë zonë. Ndërkohë, fotografi të publikuara më pas tregojnë duart e të moshuarës të gjakosura./

Exit mobile version