Kosovë Lajme

Haxhiu takon Sadikun: Fokusi në sundimin e ligjit dhe rritjen e besimit në gjyqësor

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Sipas njoftimit, palët kanë vlerësuar si të domosdoshëm bashkëpunimin ndërinstitucional, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Takimi vjen në një kohë kur institucionet e drejtësisë përballen me sfida të vazhdueshme në funksionimin dhe reformimin e tyre.

Exit mobile version