Rajon

Rama si vasal/ Vuçiqi e pranon: ‘Ballkani i Hapur’ ishte ideja ime, na e ndërprenë fuqitë e mëdha europiane

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, në një intervistë për podcast-in e mikut të Edi Ramës, Alastair Campbell, foli për projektin “Ballkani i Hapur”.

“Ballkani i Hapur ishte ideja ime”, tha Vuçiç. “U ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timonin në duar””.

Ai kujtoi se “Ballkani i Hapur” ishte ideja e tij, por se u ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timoni në duar”.

“Ideja ime ishte, dhe doja ta përfundoja, dhe ende dua ta përfundoj mandatin tim pa asnjë luftë.

Dhe na akuzonin neve, shtypi juaj, të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar, mijëra herë në katër vitet e fundit, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, se Serbia e vogël, ajo marioneta ruse, do të niste luftë kundër dikujt në Ballkan për të larguar vëmendjen nga Rusia.

Dhe këtë e kam dëgjuar për më shumë se katër vjet. Dhe kurrë nuk kam dëgjuar as edhe një fjalë ndjesë apo çfarëdo tjetër. Kurrë,” theksoi Vuçiç.

Ndërkohë Edi Rama u soll si vasal i Vuçiçit jo vetëm në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera.

Madje edhe propozimi i përbashkët i Ramës dhe Vuçiç për një integrim të dorës së dytë në BE duket se ka lindur nga Beogradi.

Exit mobile version