Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë si “dezinformata” pretendimet e disa zërave politikë se ajo ka nisur të takojë qytetarët vetëm së fundmi, duke theksuar se një gjë e tillë ka qenë praktikë e vazhdueshme gjatë gjithë mandatit të saj presidencial.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Osmani ka ndarë edhe fotografi nga vizitat e shumta që ka realizuar nëpër vend gjatë kohës sa ishte në detyrë.
“Përshëndetje. Meqenëse ka njerëz brenda politikës që po ankohen pse po i takoj qytetarët këto ditë, e disa madje dezinformojnë se këtë nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta”, deklaroi ajo në videomesazh https://www.facebook.com/reel/1356104176332145

