Sport

“Do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan

Boksieri shqiptar Joshua Prenga ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe plot emocion në prag të përballjes së tij të rëndësishme, duke e cilësuar këtë duel si shumë më tepër sesa një ndeshje sportive.

Në një reagim publik, Prenga theksoi se çdo herë që ngjitet në ring, ai përfaqëson Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, duke e konsideruar këtë përgjegjësi si një motiv shtesë për të dhënë maksimumin.

“Çdo herë që ngjitem në ring, mbaj me vete Shqipërinë. Kjo është më shumë se një ndeshje—është krenari, qëllim dhe përgjegjësi. Luftoj për vendin tim, për njerëzit e mi dhe për gjithçka që përfaqësoj,” u shpreh ai.

Boksieri nuk harroi të falënderojë edhe bashkëpunëtorët dhe organizatorët që bënë të mundur këtë përballje, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Faleminderit për mundësinë. Ky është vetëm fillimi,” shtoi Prenga, duke lënë të kuptohet se synimet e tij janë shumë më të mëdha.

Exit mobile version