Botë Lajme

Trump: Amerikanët nuk kanë miq më të ngushtë se britanikët

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë mbretin Charles, bashkë me mbretëreshën Qamilla.

Në pritje mori pjesë edhe Zonja e Parë, Melania, teksa Charles dhe presidenti Trump çmuan lart miqësinë shekullore të dy vendeve, transmeton IndeksOnline.

Trump foli për historitë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se tetë dekada më parë Winston Churchill dhe Franklin Roosevelt u takuan në një anije në Atlantikun e Veriut “për të hartuar një vizion për një botë të lirë pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Ky kuptim i lidhjes dhe rolit unik të kombeve tona në histori është thelbi i marrëdhënies sonë të veçantë dhe shpresojmë që të mbetet gjithmonë i tillë”, tha ai.

“Le të ecim përpara me një vendosmëri edhe më të fortë për të vazhduar përkushtimin tonë të shenjtë ndaj lirisë dhe traditave të përsosmërisë që kanë qenë dhuratë e përbashkët e të gjithë njerëzimit.”

Ai tha po ashtu se në shekujt që kur SHBA-ja fitoi pavarësinë, “amerikanët nuk kanë pasur miq më të ngushtë se britanikët”.

Exit mobile version