Kosovë Lajme

Haxhiu pasi pyetet se a do të ketë seancë për presidentin: Natyrisht që sot

Sot pritet të mbahet seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit.

Kështu ka thënë kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Natyrisht që sot”, ka thënë Haxhiu pasi u pyet se kur pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Ndryshe, partitë ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.

LVV-ja të shtunën ka kërkuar nga PDK – LDK të propozojnë tre emra për president që sipas tyre duhet të jenë jopartiakë, me kredibilitet e të dëshmuar.

PDK-ja ka refuzuar të propozojë emra, ndërsa LDK-ja ka shprehur gatishmëri për një gjë të tillë duke përmendur edhe Vjosa Osmanin si emër me kushtin që LVV-ja ia garanton 66 vota.

Shefja e Grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë të dielën se nuk kanë marrë propozime konkrete dhe zyrtare nga PDK-ja e LDK-ja.

Exit mobile version