Sport

Shkëndija pret Bashkimin në Tetovë, Struga dhe Sileksi në duel direkt për Evropë

Në kuadër të xhiros së 29-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, sot zhvillohen dy përballjet e fundit të kësaj jave, të cilat pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen përfundimtare.

Vëmendja kryesore është e përqendruar në Strugë, ku Struga T&L përballet me Sileksin në një duel mes dy skuadrave që synojnë pozitën e tretë në tabelë. Kjo pozitë mund të sigurojë dalje në garat evropiane, me kusht që Shkëndija e Tetovës të triumfojë në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Përballja mes këtyre dy ekipeve konsiderohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës në luftën për Evropë.

Ndërkohë, në Tetovë, Shkëndija do të zbresë në fushë para tifozëve të saj për t’u përballur me Bashkimin e Kumanovës. Takimi nis në orën 16:00 dhe për ekipin vendas paraqet një mundësi tjetër për të vazhduar me rezultate pozitive.

Takimet e javës së 29-të

13:00 Struga Trim Lum – Sileksi

16:00 Shkëndija – Bashkimi

Exit mobile version