Kosovë Lajme

Shtrenjtohen nga dy centë nafta e benzina

Për nga dy centë janë rritur çmimet e naftës dhe të benzinës për litër, të shtunën.

Ministria e Industrisë ka njoftuar se në bazë të vendimit për marzhë fitimi, një litër naftë mund të shitet me çmim prej 1.65 eurosh për litër, ndërsa një litër benzinë me çmim 1.42 euro.

Një ditë më parë, nafta kushtonte 1.63 euro për litër dhe 1.4 për benzinë.

Çmimi i gasit ka mbetur i njëjtë – 87 centë për litër.

Exit mobile version