Maqedoni

Pas realizimit të konkursit publik, Këshilli Programor zgjodhi drejtor të ri të RTVM-së

Këshilli Programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë e informon publikun se pas zhvillimit të procedurës në përputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe aktet nënligjore në fuqi, për drejtor të RTVM-së është zgjedhur Zoran Ristoski.

Në procedurë u shqyrtuan gjithsej gjashtë kandidatura të paraqitura. Zgjedhja u bë në bazë të cilësisë së programeve të propozuara të punës, ndërsa votimi u zhvillua sipas parimit të anonimitetit, programet u dorëzuan me shifra, pa u parë identiteti i kandidatëve.

Pas përcaktimit të programit më të vlerësuar, u hap zarfi me identitetin e kandidatit, pas së cilës u bë verifikimi i përmbushjes së kushteve ligjore dhe plotësisë së dokumentacionit të dorëzuar.

Në këtë drejtim, Këshilli Programor thekson se është bazuar ekskluzivisht në cilësinë e programit të ofruar dhe në përmbushjen e kritereve ligjore.

Procesi ishte plotësisht transparent dhe u realizua me respektimin e të gjitha standardeve ligjore dhe institucionale, me qëllim që të sigurohet një përzgjedhje legjitime dhe kredibile e pozitës udhëheqëse në shërbimin publik.

Presim që drejtori i sapozgjedhur të ushtrojë funksionin me përgjegjësi dhe profesionalizëm, në drejtim të përforcimit të rolit të Radiotelevizionit të Maqedonisë si servis publik me interes të veçantë publik, përmirësimit të përmbajtjeve programore dhe kushteve të punës për të punësuarit.

Këshilli Programor do të vazhdojë të ndjekë me kujdes punën e menaxhmentit dhe të veprojë në përputhje me kompetencat e tij ligjore, në interes të publikut dhe zhvillimit të servisit publik.

Exit mobile version