Maqedoni

Bekim Qoku: Aleksandar Vučić dhe Viktor Orbán simbol i rrjetit të liderëve autoritarë në Evropë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka vlerësuar se humbja e Viktor Orbán në Hungari përbën një zhvillim të rëndësishëm pozitiv për demokracinë dhe për forcat progresiste në Bashkimi Evropian dhe më gjerë në kontinent.

Sipas tij, ky rezultat dëshmon se edhe regjimet që konsiderohen të konsoliduara mund të sfidohen dhe të mposhten përmes vullnetit të qytetarëve. Ai thekson se në të njëjtën kohë, ky zhvillim është sinjal negativ për regjimet autoritare që funksionojnë mbi bazën e solidaritetit të ndërsjellë, përtej dallimeve ideologjike.

Qoku nënvizon se rasti i Orbánit tregon qartë se gjeopolitika moderne nuk udhëhiqet më vetëm nga doktrina klasike, por nga rrjete mbështetjeje mes liderësh me prirje autoritare, të cilët synojnë të qëndrojnë në pushtet me çdo kusht. Në këtë kontekst, ai përmend mbështetjen që Orbán ka pasur si nga Donald Trump, ashtu edhe nga Vladimir Putin, si dhe nga liderë rajonalë si Aleksandar Vučić.

Në fund, Qoku thekson se këto zgjedhje janë një rikujtim i fortë se demokracia nuk është e garantuar dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm. Ai vlerëson gjithashtu rolin e diasporës hungareze në këtë proces dhe apelon që energjia dhe pozitiviteti i diasporës të shfrytëzohen edhe në Maqedonia e Veriut.

Exit mobile version