Kosovë Lajme

Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti i uroi të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë si dhe shqiptarët që festojnë në mërgatë.

“Gëzuar Pashkën besimtarëve ortodoksë!
Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri. Urime festën e shenjtë të Pashkës të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë!
Urime edhe të gjithë shqiptarëve ortodoksë në trojet tona e në mërgatë!
Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka!”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version