Kosovë Lajme

Sot nafta më shtrenjtë se dje, benzina më lirë

Nafta ka çmim maksimal më të lartë të martën në krahasim me të hënën, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI). Për dallim, benzina është liruar.

Sipas vendimit të publikuar të martën, çmimet maksimale për litër janë:

Naftë, 1.88 euro për litër

Benzinë, 1.46 euro për litër

Gas 0.74 euro për litër.

Një ditë më parë, nafta kishte çmim maksimal 1.86 euro për litër e benzina 1.49 euro për litër.

Ditë më parë, MINTI njoftoi për vazhdimin e përcaktimit maksimal ditor të deriveve në Kosovë. Në bazë të këtij mekanizmi, Ministria do të publikojë çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00, çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, i cili do të bazohet në mesataren e importeve të përditësuara të 10 milionë litrave për naftën (dizel) dhe 1 milion litrave për karburantet tjera. Vendimi parasheh çmim maksimal të shitjes me pakicë prej 12 centësh më shtrenjtë se çmimi i furnizimit dhe 2 centë për shitjet me shumicë.

Nafta ka nisur të shtrenjtohet në nivel bote qëkur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit nisën luftën në Iran. Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit që shfrytëzohet si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Exit mobile version