Botë Lajme

Gjermania dhe Holanda kanë bllokuar integrimin, Rama tallet me studentët: Po na buzëqesh fati

Një ditë më parë, gazetarja gjermane Franziska Tschinderle konfirmoi se Gjermania dhe Holanda kanë bllokuar negociatat e Shqipërinë me BE për shkak të mbrojtjes që po i bën Edi Rama aleates së tij, Belinda Balluku.

Ajo tha se këto dy vende nuk kanë pranuar të miratojnë raportin IBAR që do i hapte rrugën nisjes së mbylljes së kapitujve të negociatave.

Por sot në mëngjes, Edi Rama u ngrit dhe doli para studentëve për t’i mashtruar ata se nuk ka ngadalësim të integrimit.

Megjithatë ai la të kuptohet se integrimi është në dorë të të mëdhenjve.

“Jemi në një moment kur për herë të parë në histori fati po u buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë. Po sjell një shembull për ngadalësimin, që të kuptohemi pse aktualisht s’jemi në kushtet ku ka ngadalësim. Raporti i një vendi anëtar kalon përmes dy katesh. Kati i parë është Komisioni Europian. Ai është rezultat i zgjedhjeve europiane. Europa bën zgjedhje, zgjedh Parlamentin Europian, dhe në bazë të marrëveshjeve zgjidhet Presidentja dhe komisionerët. Qeveria e BE është e vetmja qeveri në historinë e njerëzimit që s’ka asnjë metër/katror të vetin, sepse metrat/katror i kanë vendet anëtare. Kjo qeveri mbikëqyr edhe territorin me vendet aspirantë, kandidate, vendet që negociojnë e kështu me radhë. Komisioni Europian ka 35 mijë njerëz, që punojnë për të gjitha fushat. Një pjesë merren vetëm me ne. Duke qenë se jemi vend kandidat, na japin detyrat. Komisioni thotë t’i hapim negociatat me Shqipërinë, aty janë 27, mjafton njëri të thotë ‘jo’, dhe negociatat nuk hapen. Ne jemi propozuar 3 herë për të hapur negociatat dhe 3 herë jemi refuzuar”, tha Rama.

Exit mobile version