Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) për Ballkanin Perëndimor, Emanuele Giaufret.
Kryekuvendarja thotë se bashkë diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e vazhdimit të reformave.
“E njoftova për punën e Kuvendit, marrëveshjet e ratifikuara, përfshirë Planin e Rritjes, si dhe për prioritetet tona”.
Haxhiu ka bër ëtë ditr se në këtë takim ka theksuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, seriozitetin dhe përkushtimin e shtetit, si dhe mbështetjen që nevojitet nga partnerët në BE në këtë drejtim.

