Kosovë Lajme

Haxhiu bën homazhe në memorialin e martirëve në Tërrnje

Në përvjetorin e masakrave ndaj civilëve shqiptarë në fshatrat Celinë, Fortesë, Goden, Randobravë dhe Tërrnje, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, sot qëndroi në Tërrnje të Suharekës për të nderuar viktimat.

Pas vendosjes së luleve te memoriali i martirëve, Haxhiu vizitoi edhe shtëpinë e Bekim Gashit, të mbijetuarit të vetëm të masakrës së Tërrnjes.

Ai rrëfeu dhimbjen për humbjen e nënës dhe katër motrave, trupat e të cilave ende nuk janë gjetur, si dhe përpjekjet e tij ndër vite në procese gjyqësore në Beograd dhe pjesëmarrjen në zhvarrime pa rezultat.

Haxhiu theksoi se krimet ishin të organizuara nga aparati shtetëror serb, si pjesë e një plani për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

“Më 25 mars 1999, vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, regjimi i Millosheviqit intensifikoi dhunën ndaj civilëve shqiptarë. Në Celinë, Fortesë, Goden, Randobravë dhe Tërrnje u vranë rreth 200 civilë – gra, fëmijë dhe të moshuar. Familje të tëra u shuan dhe fshatrat u zbrazën nga jeta”, deklaroi ajo.

Duke ndarë dhimbjen me familjet e viktimave dhe me ato që ende kërkojnë më të dashurit e zhdukur, Haxhiu theksoi se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi

Exit mobile version