Është shpallur konkurs për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM). Konkursi është publikuar dje.
Sipas kushteve dhe procedurës së përcaktuar në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (dhe jo sipas ligjit për nënpunës administrativ) dhe në Statutin e RTVM-së, drejtori dhe zëvendësdrejtori zgjidhen për një periudhë trevjeçare, me mundësi rizgjedhjeje të njëpasnjëshme.
“Kandidatët që do të aplikojnë duhet të kenë arsim të lartë, të paraqesin program pune për RTVM-në për një periudhë trevjeçare. Duhet të kenë përvojë pune prej të paktën tetë vitesh në fushën e komunikimit, gazetarisë, informatikës, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë, si dhe përvojë në drejtimin e një organizate prej të paktën katër vitesh”, thuhet në konkurs.
Konkursi zgjat 15 ditë.
Drejtori aktual i RTVM-së është Marjan Cvetkovski. Ai është në këtë funksion që nga viti 2012.

