Botë Lajme

Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

SHBA-ja i ka dërguar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, siç ka shkruar “Reuters”. “New York Times” ka shkruar se plani është dërguar nëpërmjet Pakistanit. Është e paqartë nëse Izraeli është i përfshirë në propozim, apo Irani do ta pranojë si bazë për negociata. (Plani)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se po bëhen negociata për t’i dhënë fund luftës e se Teherani është pajtuar që të mos ketë kurrë armë bërthamore. Ai u ka thënë gazetarëve se “e kemi fituar luftën”. Madje ka thënë se Teherani i ka dhënë një dhuratë që lidhet me naftën dhe gazin, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit, pa ofruar detaje të tjera.

Deklarata u dha vetëm një ditë pasi Irani mohoi kontaktet me SHBA-në dhe i quajti lajme të rreme pretendimet e Trumpit e “përpjekje për të manipuluar” tregjet.

Është raportuar po ashtu se Trumpi ka miratuar dislokimin e më shumë se 1000 ushtarëve.

Garda Revolucionare e Iranit në anën tjetër ka nisur sulme të reja mbi Izraelin dhe bazat amerikane në Kuvejt, Jordan e Bahrejn.

Pas publikimit për planin, në bursa ndërkombëtare ka nisur rënia e çmimit të naftës. Pas publikimit për planin, në bursa ndërkombëtare ka nisur rënia e çmimit të naftës. Çmimi ka rënë për gati 6 për qind në nën 100 dollarë amerikanë për fuçi.

Exit mobile version