Sport

Drita e fiton derbin ndaj Gjilanit, merr primatin në tabelë, Dukagjini barazon me Prishtinën e Re

Drita ka shënuar një fitore të madhe në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit.

“Intelektualët” triumfuan minimalisht 0:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Veton Tusha në minutën e 24-të.

Në fund të pjesës së parë, Gjilani mbeti me një lojtar më pak, pasi Albin Prapashtica u përjashtua me karton të kuq direkt, duke e vështirësuar edhe më shumë ndeshjen për vendasit.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e parë me 48 pikë, tri më shumë se Ballkani. Në anën tjetër, Gjilani mbetet në vendin e pestë me 39 pikë.
Në anën tjetër, Dukagjini ka regjistruar një tjetër barazim në Superligë.

Skuadra nga Klina barazoi 1:1 ndaj Prishtinës së Re, që mban vendin e fundit në tabelë.
Me këtë pikë, Dukagjini shkon në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Prishtina e Re arrin në 24 pikë, por mbetet ende në pozitën e fundit në renditje.

Exit mobile version