Kosovë Lajme

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri, ka thënë se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se duhet të tregohet “maturi shtetërore” dhe u shpreh optimist.

“Për çështjen tjetër jemi duke pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik jam optimist natyrisht për të ardhmen”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version