Kosovë Lajme

Tragjedia në Vjenë, Kurti shpreh ngushëllimet për familjarët e tre viktimave nga Kosova

Screenshot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Vjenë, ku pas shembjes së skelës në një kantier ndërtimi në distriktin Alsergrund, disa persona humbën jetën, mes të cilëve dhe tre shqiptarë nga Kosova.

Teksa shpreh tronditjen për ngjarjen e rëndë, Kurti ka shprehur ngushëllimet për familjet e tre shtetasve të Kosovës.

“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai deklaroi se qeveria është në komunikim të ngushtë me Ambasadën në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.

Exit mobile version