Kosovë Lajme

U konfirmua heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës – deklarata e plotë e përfaqësuesit të Komisionit Evropian

Komisioni Evropian konfirmoi sot se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian gjatë një debati për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian.

“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së…”, tha Jiri Plecity.

Plecity foli edhe për aplikimin e Kosovës në BE, procesin integrues dhe çështje tjera.

Ndryshe, BE-ja kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, duke pezulluar financimin dhe takimet dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe atyre të Qeverisë së Kosovës.

Këto masa ishin vendosur pas tensioneve në komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi në krye të komunave ishin kryetarët shqiptarë.

E para disa muajve kishte filluar largimi gradual i këtyre masave, ndërkaq sot u konfirmua largimi i plotë i tyre.

Ky largim i masave vjen vetëm pak ditë pasi në Kosovë ishte i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serb, Peter Sorensen.

Sorensen ishte të shtunën në Kosovë lidhur me Ligjin për të huajt, ku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti u tha se janë pajtuar që ky ligj të fillojë së zbatuari por me disa masa shtesë, pasi prek edhe komunitetin serb në Kosovë.

Exit mobile version