Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur në një takim kabinetin qeveritar. Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se ky takim do të vazhdojë për dy ditë rresht, me qëllim që zotimet e fushatës para qytetarëve dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve të shëndërrohen në program qeverisës.
Kryeministri tha se gjatë këtij mandati programet do të përkthehen në plane me projekte, qëllime, objektiva, strategji dhe me punë të përditshme. Në fund, Kurti theksoi se e mira e përgjithshme dhe interesi publik,kanë qenë dhe do të mbeten pikënisja dhe synimi i qeverisjes së tij.
“Në zgjedhjet e dhjetorit 2025, qytetarët na dhanë një besim të paparë në Kosovën e pasluftës. Ne kërkuam besimin qytetar për ta kthyer atë në siguri e begati. Nuk garuam me premtime që harrohen, por me zotime që jetësohen. Në dritë të kësaj, sot kemi filluar një takim të përbashkët të kabinetit tonë qeveritar, i cili do të vazhdojë për dy ditë rresht, me qëllim që zotimet e fushatës para qytetarëve dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve t’i shndërrojmë në program qeverisës.

