Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, ka thënë se mirëpresin pajtimin e bërë sot në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BE-së sa i përket implementimit të Ligjit për të Huajt dhe për Automjetet.
“Mirëpresim marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet – një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve”, ka shkruar ai.
McGurk ka uruar Kurtin, Sorensenin dhe Oravin për punën e tyre sa i përket arritjes së dakordimit.

