ShowBiz

Zanfina me thirrje: Liri për Gjestin

Përmes një postimi shpërthyes në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka bërë me dije se e kupton plotësisht frustrimin e Gjestit, duke u nisur nga një eksperiencë e hidhur personale që ajo vetë ka pasur vite më parë me të njëjtin personazh.

Sipas saj, e gjithë kjo ngjarje dhe revolta e artistit është thjesht reagimi i natyrshëm i një njeriu që është gënjyer gjatë dhe shumë. “Pronari i Onima ka qenë njeriu më jo profesional dhe më jo korrekt ndonjëherë,” u shpreh ajo pa doreza, duke shtuar me bindje se ai nuk paska ndryshuar absolutisht aspak me kalimin e kohës. Zanfina e mbylli mesazhin e saj me thirrjen e fortë: “Liri për Gjestin!!!!”.

Exit mobile version