Kosovë Lajme

Kushtetuta e Kosovës i jep presidentit detyra dhe kufizime, jo privilegje mbretërore dhe askund nuk i jep të drejtën të shpërndajë Kuvendin sipas dëshirës

Screenshot

Shkruan Jeton Zulfaj

Kosova nuk është monarki, por republikë parlamentare.

Pushteti buron nga populli përmes përfaqësuesve të tij të zgjedhur dhe jo nga një person i vetëm.

Kushtetuta jonë i jep Presidentit detyra dhe kufizime, por nuk i jep privilegje mbretërore dhe askund nuk i jep të drejtën të shpërndajë Kuvendin sipas dëshirës.

Një pushtet i tillë do ta vendoste presidentin mbi përfaqësuesit e vullnetit të popullit, pikërisht atë që një republikë demokratike është ndërtuar për të mos e lejuar.

Exit mobile version