Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, mori pjesë në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedonia e Veriut.
Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të veçantë te regjimi Hyrje–Hyrje në pikën kufitare Qafë Thanë, si një hap konkret drejt lehtësimit të lëvizjes dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike.
Po ashtu, u nënvizua përkushtimi për avancimin e Korridori 8, projekt strategjik me rëndësi të lartë për zhvillimin infrastrukturor dhe integrimin rajonal.
Gjatë bisedës u rikonfirmua edhe angazhimi institucional për përkujdesjen ndaj shqiptarëve jashtë kufijve administrativë të shtetit amë, në përputhje me Kushtetutën e Republika e Shqipërisë.
Bekim Qoku theksoi se bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe koordinimi politik janë çelësi për realizimin e projekteve madhore që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

