Pas diskutimeve me shefat e grupeve parlamentare, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për buxhetin është shtyrë për të hënën nga ora 10:00.
Votimi i buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë hasi në kundërshtimet e partive opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për ta lexuar dokumentin 700-faqësh.
Deputetët e opozitës kanë thënë se duhet ta lexojnë dokumentin për të pasur mundësi që të bëjnë propozime.
Haxhiu më pas i thirri për konsultim shefat e grupeve parlamentare dhe vendosi ta shtyjë seancën.
Buxheti është në vlerë 4 miliardë euro.
Ky buxhet përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Pagën e 13-të, sipas Muratit, do ta marrin ata që kanë mbi 12 muaj në punë.

