Sport

Real Madrid heq dorë nga Superliga Europiane, arrihet marrëveshja me UEFA-n

Real Madridi ka njoftuar tërheqjen nga projekti i Superliga Europiane pas një marrëveshjeje me UEFA-n.

Pothuajse pesë vite pas njoftimit që tronditi botën e futbollit, klubi spanjoll ka vendosur të zgjidhë mosmarrëveshjet ligjore për të mirën e sportit.

Përmes një komunikate, “Merengues” konfirmuan se pas muajsh diskutimesh është arritur një akord që respekton vlerat sportive dhe qëndrueshmërinë e klubeve.

Fokus i kësaj marrëveshjeje do të jetë përmirësimi i përvojës së tifozëve përmes teknologjisë dhe stabilitetit afatgjatë.

Real Madridi bashkohet sërish me UEFA-n, duke lënë pas betejat nëpër gjykata. Ky vendim pritet të sjellë një epokë të re uniteti në futbollin kontinental. Tashmë, vëmendja do të jetë te reformat e reja që do të ndërmerren për të modernizuar kompeticionet ekzistuese.

Exit mobile version