Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në Skenderaj.
Sipas njoftimit, kjo ndërprerje ndodh si shkak i një defekti teknik në Klinën e Mesme, konkretisht në gypin kryesor të furnizimit me ujë.
“Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit”, thuhet në njoftim.
Nga KRU “Mitrovica” u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në normalizimin e gjendjes.

