Visar Bekaj është kthyer te skuadra e Tiranës.
Bekaj për një kohë ishte pa skuadër, pas ndarjes me Hataysporin e kategorisë së dytë turke.
Portieri prishtinas ishte te Tirana edhe nga viti 2020 deri në vitin 2023. Më herët për shumë vjet bëri karrierë te Prishtina.
28-vjeçari ftohet rregullisht te Kosova, por kryesisht është zgjedhje e tretë. Për Kosovën i ka dhjetë paraqitje.

