Lajme Maqedoni

Zgjidhet Presidentja e re e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bekim Qoku publikon lajmin me foto të përbashkët

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, ka publikuar një postim në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me Presidenten e sapozgjedhur të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Postimi vjen pas zgjedhjes së saj në këtë funksion të rëndësishëm institucional.

Në reagimin e tij, Qoku ka vënë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe forcimit të dialogut institucional, duke e cilësuar Asamblenë Parlamentare si një mekanizëm kyç për avancimin e proceseve demokratike./press7.tv

Exit mobile version