Kete jave, Edi Rama i tregoi shqiptareve dhe gjithe botes se cfare letyre eshte. Milionat e dhena per lobim i siguruan atij nje ftese nga Presidenti Trump ne emer te Shqiperise per t’u bere pjese e Bordit te Paqes se bashku ke 60 shtete te tjera. Ftese te cilen e privatizoi per te zezen e vet. Sot, ne ceremonine e nenshkrimit Rama mungonte, por ishte e pranushme Vjosa Osmani, e ftuar vetem 24 ore perpara ceremonise. A u zevendesua Shqiperia me Kosoven? Kjo mbetet per t’u pare. Por, ajo qe eshte e sigurte eshte qe Edi Rama nuk lejohet te jete ne te njejten salle me Presidentin Trump. E pame ne shtator kur nuk u lejua te udhetonte per ne OKB. E pame edhe sot.
Por, ne sot dhe dje pame nje poshtersi qe vetem Rama mund ta beje. Ai dje ju ngjit si ai pas kepuces vajzes se Presidentit Trump e cila kishte ardhur per arsye biznesi. Oligarku qe kishte sjelle ate me 60-70 arkitekte i beri qoken duke e ftuar dhe Ramen ne darke. Nje darke me rreth 100 persona Rama e shiti si darke private. Mashtroi edhe mediat sikur ishte dhe dhendri. Ajo ka ardhur dhe here te tjera ne Shqiperi dhe eshte takuar me Ramen. Vetem dje ai vendosi ta ekspozonte sepse i duhej te mbulonte anulimin e fteses apo refuzimin e tij si individ. Sikur te mos mjaftonte ajo e djeshmja, Rama deklaroi sot ne parlament se kishte qendruar ne Shqiperi me leje te Trump per te pritur te bijen. Pra, sipas Rames ka folur ne telefon me Trump dhe ai i ka thene: ‘s’ka gje. Mos hajde ne Davos per te nenshkruar antaresimin si vend themelues ne Bordin e Paqes, por ma prit vajzen’. E kuptoni sa i cmendur qe eshte? Kjo eshte nga ato deklarata me te cilat nuk merret Departamenti i Shtetit, por FBI.
Ky ishte perdorimi i fundit qe Rama i beri familjes se Presidentit Trump. Po sot, te njejtat burime qe genjenin per pranine e dhenderrit te tij dje, kane hapur fjale sikur Rama do te shkoje ne Shtepine e Bardhe per ta firmosur. A thua eshte Putini ky. Mashtrues ordiner.
I them Rames nga ketu se jo vetem qe ne Shtepi te Bardhe nuk do shkelesh, por me ate qe ke bere dje dhe sot shans me ti japesh doren asaj vajze presidenti nuk ke.
Je klasifikuar si person qe do te korruptoje familjen e Presidentit Trump, dhe, prit se pas qafe do e kesh!
Shkrua Gazetari: Çim Peka

