Botë Lajme

Rrethimi i egër që Donald Trump po i bën Rusisë!

NGA PROF. DR. ENVER BYTYÇI

Irani është në prag kolapsi. Me apo pa ndonjë sulm ushtarak nga SHBA-të, Ajetollah Khomeini duhet t’i ketë ditët e tij të fundit në pushtet. Për 46 vjet radhazi ai e mbajti diktaturën e tij islamike në këmbë, gjithnjë me ndihmën e ish-Bashkimit Sovjetik e më pas të Rusisë. Diktatura në këtë vend kishte mbrotjen direkte të Moskës, e cila kërcënonte këdo që tentonte ta rrëzonte regjimin iranian të Khomeinit. Tani gjithçka ka ndryshuar. Ky bastion i Kremlinit është në grahmat e fundit, sepse Rusia e Vladimir Putin është e pazonja të bëhet më garant për vendet satelite të saj.

Kjo që po ndodh në Iran fillimisht u shfaq në skenarin sirian. Presidenti i Sirisë, Basha Al Asad, u detyrua të largohet nga vendi në mënyrë të poshtëruar, falë një koordinimi perfekt midis Shteteve të Bashkuara dhe të Turqisë. Vladimir Putin i mbeti thjesht ta presë Asadin në zyrën e tij, madje krejt ftohtë dhe pa asnjë lloj respekti të spikatur. Siria prej muajsh tashmë është në liri e gjithashtu pjesë e ndikimit perendimor. Presidenti rus u pajtua me këtë fakt, pa asnjë reagim. Humbi bashkë me ndikimin e tij në këtë vend edhe bazën ushtarake më të rëndësishme të tij në Lindjen e Mesme. Dhe prej kësaj kohe presioni ndaj regjimit të Iranit ishte shumë i madh.

Në dy-tri ditët e para të këtij viti të ri ra gjitahshtu dhe “kështjella” tjetër e ndikimit rus, Vensezuela. Përmes një aksioni spektakolar administrata Trump realizoi rrëzimin e Nikolas Maduro, madje e arrestoi atë dhe tani e mban në qelitë amerikane. Rënia e diktatorit venezuelas ishte një goditje e pariparueshme për autoritetin rus në këtë vend. Mediet pranë Putin në Moskë reaguan pa asnjë lloj kundërsulmi. Madje ato lavdëruan suksesin spektakolar të ndërhyrjes së forcave speciale amerikane në Venezuelë. Mori fund kështu saga e përpjekjeve amerikane për të vendosur ndikimin dhe influencën e saj në vendet e Amerikës Latine. Në radhë janë edhe Kuba dhe Kolumbia, përveçse Iranit në Limndjen e Mesme.

Pse Rusia u detyrua të heqë dorë nga të gjitha këto vende dhe zona influence? A do të pajtohet edhe me ndryshimet në Kubën e famshme të krizës së raketave bërthamore të fillimit të viteve ’60 të shekullit të kaluar? Çfarë po ndodhë? Janë sa e sa pyetje enigmë, për të cilat publiku ka interes për përgjigje dhe natyrshëm që askush nuk ka aftësinë dhe mundësinë të japë një përgjiigje matematikore. Por po ndalem në disa ngjarje, duke përdorur logjikën.

E para, rendi i vjetër i vendosur në Jaltën e vitit 1945 nuk funksionon. Këshilli i Sigurimit, pjesë e të cilit janë SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca, kanë dalë jashtë loje. Ky organizëm i ngarkuar për rend dhe rregull ndërkombëtar është pikërisht ai që e cënoi rëndë ligjin, të drejtën dhe rendin e sotëm. Më së shumti këtë e bëri Rusia me agresionin e saj kundër Gjeorgjisë (2008), kundër Krimesë dhe aneksimin e saj (2014), si dhe agresionin ushtarak kundër Ukrainës (21 shkurt 2022). Askush nuk e ndaloi Rusinë në këto aventura dhe askush nuk i kërkoi llogari asaj. Sanksionet ishin thjesht retorikë politike pa asnjë ndikim praktik.

Këto shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare nga ana e Kremlinit dhe presidentit rus, Vladimir Putin u nxitën nga teoria neofashiste e neonaziste e krijimit të “Botës ruse”! Pas shumë vitesh të prishjes së rendit të sotëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vërejtën se tashmë rendi i vjetër është rrënuar dhe se Rusia po krijon një realitet të ri, prej të cilit ajo synon të përfitojë pushtet, fuqi politike, ushtarake dhe ekonomike. Ndaj dhe Donald Trump nisi ofensivën amerikane për të qenë aty ku duhet të jetë, në krye të një tryeze të pashmangshme në diskutimin dhe vendimmarrjen për rendin e ri që po vjen. Me një shkathësi dhe shpejtësi befasuese kreu aksionin e rrëzimit të Basha Al Asadit, ka goditur themelet e regjimit të Ajetollahut, rrëzoi me një aksion blic dhe e arrestoi presidentin e Venezuelës, diktatorin Maduro dhe i është vënë vendeve të tjera pro-ruse, si Kuba.

Së dyti, të gjitha këto që kanë ndodhur në harkun kohor të gjashtë muajve, duket se e kanë dobësuar pa masë kreun e shtetit rus, Vladimir Putin. Ai duket tashmë i dobësuar në dinjitetin dhe integritetin e tij. Miti Putin tashmë ka rënë. Ai nuk po guxon të përballet me Donald Trump dhe nuk përmend më kërcënimin fantazmë të përdorimit të armëve bërthamore. Nuk po guxon të marrë në mbrojtje as partnerët e tij aleatë. I ka mbetur vetëm presidenti i Koresë së Veriut. Izolimi që Donald Trump i ka bërë Rusisë dhe presidentit të saj vetëm para një viti ishte i paimagjinueshëm, gjë që nuk e bëri dot Joe Biden, ndonëse shihej si “armik i Vladimir Putin”! Donald Trump, përkundrazi nuk shihet si i tillë në raportet me liderin rus.

Ndërkaq duket qartë se masat e Donald Trump kanë për qëllim edhe izolimin ekonomik të Rusisë, me qëllim që Rusia të mos ketë përfitime nga rritja e çmimeve të karburanteve. Gjithçka shkon në drejtim të uljes së çmimit ndërkombëtar të naftës.

Exit mobile version