Botë Lajme

Trumpi publikon të dhëna, 46 për qind të familjeve kosovare në SHBA marrin ndihma sociale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një listë ku tregohet se sa për qind të migrantëve nga shtete të caktuara marrin ndihmë sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në listë gjenden edhe Kosova e Shqipëria. Sipas listës së Trumpit, 46 për qind të familjeve nga Kosova që jetojnë në SHBA marrin ndihmë sociale e 41.3 për qind të familjeve nga Shqipëria.

Trumpi ka postuar listën në “Truth Social”.

Trumpi njihet për politikën e ashpër kundër migracionit të parregullt. Në mandatin e tij të dytë ai ka rritur numrin e deportimeve e janë vendosur kufizime për disa vende.

Exit mobile version