Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë si një sukses historik të shtetit si pronar dhe menaxher.
Sipas Kurtit, ndërmarrja që dikur kishte humbje vjetore deri në 29.5 milionë euro, është shndërruar në një kompani fitimprurëse, e cila pritet ta mbyllë vitin 2025 me rreth 10 milionë euro fitim.
Ai theksoi se Vala e Kosovës është aktualisht lider në shërbimet e telefonisë mobile, me gjithsej 551 BTS në të gjithë territorin e Republikës, përfshirë 15 edhe në katër komunat në veri të vendit. Sipas tij, rrjeti është i mbuluar me 4G+ dhe 5G, ndërsa po ofrohen edhe përmbajtje mediale për publikun.
Kryeministri bëri të ditur se Telekomi po ecën me hapa të shpejtë drejt zgjerimit të rrjetit fiks dhe se, gjatë verës së vitit të ardhshëm, përmes një bashkëpunimi mes Televizionit Publik të Kosovës dhe Telekomit të Kosovës, Kampionati Botëror i Futbollit 2026 do të transmetohet në shërbimin kabllor TV Vala.
Në fund, Kurti përgëzoi menaxhmentin, bordin dhe punonjësit e Telekomit të Kosovës për rezultatet e arritura, duke iu uruar një vit të ri edhe më të suksesshëm.
Statusi i plotë:

