Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar, të vendosura pranë varrit të aktivistit Astrit Dehari, janë dëmtuar. Sipas njoftimit, lajmi është marrë me keqardhje, ndërsa rasti është raportuar tek autoritetet kompetente.
LVV ka falënderuar njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë në terren. Sipas kumtesës, njësitë e specializuara të policisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e dëmtimit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës, nëse ka të tillë.
Policia mbetet në proces të mbledhjes së provave dhe informacionit, ndërsa pritet që institucionet të dalin me detaje të tjera pas përfundimit të hetimeve./press7

