Lajme Rajon

Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria rrezikohen nga tërmeti: Harta e re e Evropës surprizon opinionin

Një hartë e re e rrezikut sizmik, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka rikthyer në fokus nivelin e kërcënimit nga tërmetet në Evropë.
Sipas hartës, Maqedonia renditet ndër vendet me rrezikun më të lartë në kontinent dhe paraqitet në zonën me “kod të kuq”.

Në këtë ndarje të Evropës në tre grupe rreziku, ngjyra e kuqe tregon rrezik të lartë, portokalliu rrezik mesatar–të ulët, ndërsa e gjelbra rrezik shumë të ulët. Sipas të dhënave të publikuara, përveç Maqedonisë, edhe Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia futen në kategorinë më të rrezikshme, që përfshin pothuajse të gjithë Ballkanin.
Thuhet se rajoni ka pothuajse të njëjtin potencial sizmik si edhe Turqia Perëndimore.

Në grupin e rrezikut të ulët gjenden Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, vendet skandinave, shtetet baltike dhe Polonia.
Spanja, Portugalia, Franca, Austria dhe Hungaria renditen në nivel mesatar rreziku, ndërsa Italia pothuajse e gjitha shfaqet me ngjyrë të kuqe.

Burimet që kanë përgatitur hartën paralajmërojnë se të dhënat mund të mos jenë plotësisht të sakta në disa zona, pasi disa çarje të vjetra, pasive ose të pa-regjistruara nuk përfshihen gjithmonë në hartë.

Megjithatë, sipas ekspertëve, situata thekson edhe një herë nevojën urgjente për forcimin e sigurisë së ndërtesave, ashpërsimin e standardeve kundër tërmeteve dhe rritjen e përgatitjes për menaxhim të fatkeqësive në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin./press7.tv

Exit mobile version